Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO/ Manaj bën gafë të rëndë, nuk shënon me portë të boshatisur

Rei Manaj ka qenë ditën e sotme në fushë për ndeshjen që Barcelona B luante në transfertë ndaj Gimnastic. Rezultati nuk ishte i mirë për blaugranët e sulmuesit të kombëtares duke qenë se u mposhtën me rezultatin 3-1.

Por, përshtypje ka bërë edhe një episod që përfshin Manajn, i cili në minutën e 51 të fraksionit të dytë humbi një rast të pastër shënimi. Me portën e boshatisur, futbollisti shqiptar nuk arriti të devijonte në rrjetë sferën, duke e dërguar shumë larg kuadratit.

Një rast që solli dëshpërim te tijtë të cilët mund të rihapnin takimin, por mundësia e shpërdoruar ishte fatale. Megjithatë, në botën e futbollit, edhe emrat më të njohur kanë gabuar raste flagrante si Manaj. /VipSport al/