

Liverpuli dhe Mançester Junajtid kanë luajtur sot një klasike të futbollit anglez, që nuk shihte prej shumë vitesh të dy skuadrat si rivalet direkte në luftën për titull. Ekipi i Ole Gunar Solskjaer vizitonte atë të Jurgen Klop dhe aty ka ditur të mbrojë vendin e parë në renditje.
Në një ndeshje shumë të luftuar, por ku kishte shumë pak raste pasi ekipet ishin të vëmendshme, Liverpuli kontrolloi më shumë lojën, ndërsa Mançester Junajtid kundërsulmonte, qartësisht i kënaqur edhe me një barazim në këtë duel. Por duket se mungesa e alternativave u ka krijuar probleme kampionëve në fuqi, që dukeshin të lodhur, sidomos lojtarët e repartit të avancuar. Mançester Junajtid u zgjua në fund, me dy raste të njëpasnjëshme që mund të kishin përfunduar në rrjetë, por Allison u tregua në lartësinë e duhur.
Në fund, pika e ndarë mes skuadrave nuk ndryshoi asgjë në renditje, me Mançester Junajtid që mbrojti vendin e parë në klasifikim e Liverpulin që mbetet i treti, duke konfirmuar se nuk është ajo superskuadra e vitit të kaluar. /vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment