Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Levandovski dhe Myler mposhtin Frajburgun, tjetër makth dëmtimesh për Abrashin

Bajern Mynih ka thelluar diferencën në kreun e renditjes në Bundesligë falë një fitoreje ndaj Frajburgut, një prej skuadrave më në formë të Bundesligës që kishte fituar 5 ndeshjet e fundit radhazi në kampionat. Një ndeshje e mbyllur në favor të bavarezëve me shifrat 2-1 ku për fat të keq, Amir Abrashi ishte protagonist me dëmtimin e radhës.

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ishte në stol, por u fut në lojë në minutën e 5-të, pas një dëmtimi në radhët e skuadrës së tij. Por edhe ai u detyrua të linte ndeshjen në të njëjtën mënyrë në minutën e 55-të, kur u shtri në tokë duke shtërnguar pulpën e majtë. Pasi mjekët i fashuan këmbën, ai u largua nga loja  pasi nuk ishte më në gjendje të vazhdonte. Një tjetër dëmtim për lojtarin i cili e ka thuajse të pamundur që të qëndrojë për disa muaj radhazi pa probleme fizike.

Ndërkohë, Bajerni kishte mbyllur pjesën e parë me golin e Levandovskit, por ka shkëlqyer përballë Frajburgut që gjente vazhdimisht të çara në prapavijën e skuadrës së Flik. Petersen arriti të barazonte shifrat dhe u duk se kryesuesit e kampionatit do të ndaleshin. Por si zakonisht, për të zgjidhur situata te Bajerni mendon Tomas Myler i cili pak minuta para fundit shënoi golin e 2-1. Më pas, Bajerni ishte me fat, se në shtesën e ndeshjes Petersen goditi shtyllën, që i mohoi golin e barazimit.

Tre pikë për arratinë, pasi tani Bajerni është 4 pikë larg Lajpcigut dhe mund të fillojë të administrojë më me qetësi këtë avantazh që ka krijuar, edhe pse për momentin loja lë ende për të dëshiruar. /vipsport.al/