Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Leisteri kërkon përsëri një mrekulli, kalon Liverpulin në renditje

Leisteri kërkon një mrekulli të dytë në futbollin anglez. “Dhelprat”, që çuditën të gjithë botën disa vite më pare duke festuar titullin në Premier Ligë, duket se kanë synime të qarta që të tentojnë përsëritjen e asaj mrekullie edhe në këtë edicion, ndonëse kanë përballë superfuqi të ndërtuara për të arritur trofeun.

Ekipi i drejtuar nga Brendan Roxhers, vazhdon të jetë në grupin e pretendentëve dhe me fitoren 2-0 sot ndaj Sauthempton, ka kapërcyer përsëri Liverpulin në renditje, duke shkuar në vendin e dytë.

Medison në pjesën e parë dhe Barns me një kundërsulm në shtesë ishin ata që vulosën këtë fitore të rëndësishme, të dy me asiste nga Tielemans i cili po kthehet në një nga lojtarët më të rëndësishëm në kampionatin anglez.

Tani Leister e sheh veten në vendin e dytë, me vetëm 1 pikë më pak se Mançester Junajtid kryesues i cili luan nesër ndaj Liverpulit, që mban vendin e tretë dhe ndjek me 3 pikë më pak se vendi i parë. /vipsport.al/

microsoft project 2019 lizenz kaufen