Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO/ Kumbulla në fushë për 90 minuta, Ismajli në stol. Roma fiton mes “drithërimash”

Roma e Marash Kumbullës ka marrë një fitore shumë të vuajtur ndaj Specias. Mbrojtësi i kombëtares ishte në fushë për të gjithë ndeshjen, ndërsa nga ana tjetër, Ardian Ismajli i Specia u vendos në rolin e spektatorit.

Sakaq, sfida ishte shumë interesante dhe këtë e tregon efhe rezultati 4-3. Roma shënoi e para me anë të Borha Majoral, ndërsa miqtë barazuan me Pikolin në një situatë ku Kumbulla dhe Smolling mund të kishin bërë më mirë. Gjithsesi, në fraksionin e dytë, verdhekuqtë e vendosën ndeshjen në kahun e duhur teksa shënuan dy herë me anë të Majoral dhe Karsdop. Rezultati 3-1 dhe dukej se ndeshja kishte përfunduar. Por, Specia nuk ishte dorëzuar dhe në minutën e 59 shkurtoi diferencat, ndërsa në të 90-tën Verdi tronditi Romën duke barazuar rezultatin.

Gjithsesi, edhe pse të kushtëzuar nga limiti i minutave, të besuarit e Fonsekës gjetën forcën për të reaguar dhe në aksionin pasardhës Pelegrini shënoi golin e katërt, për t’i dhuruar fitoren të tijve. Pas kësaj ndeshje, Roma ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Specia mbetet me 18 pikë në vendin e 14. /VipSport.al/