Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO/ Kukësi rikthehet te suksesi, verilindorët mposhtin në transfertë Apoloninë

Pas katër humbjeve radhazi, më në fund Kukësi ia ka dalë të rikthehet te rezultatet pozitive teksa në ditën e sotme ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 1-3. Verilindorët nuk mund t’i lejonin vetes më shumë hapa fals, teksa të besuarit e trajnerit Rrahman Hallaçi e nisën sfidën në mënyrën e duhur pasi kaluan të parët në avantazh me anë të Ibrahimit, i cili u tregua i saktë nga 11-metra.

Mirëpo, në vazhdim, fierakët e Kamaratës treguan se do të luftonin dhe në fundin e pjesës së parë mund të kishin barazuar, por fati nuk ishte me ta pasi golin ua mohoi tranversa. Por, në minutën e 60, portieri Xhika duhej të dorëzohej pas një silure të Smaçit, i cili riktheu ekuilibrat.

Megjithatë, vendosmëria e Kukësit ishte e madhe dhe në 76-tën minutë, Peposhi kaloi sërish të tijtë në avantazh. Për të mbyllur përfundimisht llogaritë mendoi Eze, që devijoi saktësisht me kokë nga një kendore. Kështu, me rezultatin 1-3, Kukësi merr tre pikët dhe shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Apolonia mbetet e parafundit me 12 pikë. /VipSport.al/

Apolonia-Kukësi 1-3

Formacionet zyrtare:

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Repaj, Omeri, Smaçi, Jeboah, Haxhiu, Zaimaj, Levendi, Gjata
Trajner: Fabricio Kamarata

Kukësi: Xhika, Kotobelli, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Gavazaj, Mateus Leiria Trajner: Rraman Hallaçi