

Kukësi nuk e ka pasur të lehtë të fitojë në Elbasan Arena teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1, Bylisin. Verilindorët e panë veten në disavantazh në minutën e 26 kur shënoi Stojanoviç. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Hallaçi nuk u tronditën, por gjetën forcën për të reaguar teksa vendosë sërish ekuilibrat falë Ibrahimit në të 40-tën minutë.
Në fraksionin e dytë, Kukësi u fut në fushë me idenë për të marrë maksimumin dhe ai që realizoi golin vendimtar ishte Eze që me kokë mposhti portierin Qirko. Ky episod u regjistrua në minutën e 57 dhe që nga ai çast verilindorët ditën të menaxhojnë avantazhin, me ballshiotët që nuk gjetën rrugën për të barazuar.
Kështu, Kukësi merr për të dytën herë radhëzi pikët e plota dhe tashmë ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e katërt. Sakaq, Bylis humbet një pozicion në renditje dhe shkon në vendin e nëntë me vetëm 12 pikë në llogari. /VipSport.al/
Kukësi-Bylis 2-1
Shënues: 40′ Ibraimi, 57’Eze /27′ Stojanoviç
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Xhika, Kotobelli, Hetemaj, Lulaj, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Matheus Leiria, Eze
Trajner: Rraman Hallaçi
Bylisi: Qirko, Ymeralilaj, Janku, Stojanoviç, Ndreca, Lorran, Aleksandre Garcia, Hadroj, Antoni, Qardaku, Mehmetllari
Trajner: Bekim Kuli
more recommended stories
Legjendat kujtohen gjithmonë, një rrugë në Tiranë tani mban emrin e Ali Memës
Ali Mema, një nga legjendat e.
VIDEO / Balaj me asist shpëton Shturmin, por kreu largohet gjithnjë e më shumë
Bekim Balaj ka shpëtuar skuadrën e.
IPKO Superliga/ Prishtina nuk fal në shtëpi, Gjilani ndalet në barazimin e tretë radhazi
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Kategoria e Parë, A/ Vora mposht dhe “tremb” Dinamon, triumf për Veleçikun
Dinamo ka pësuar një humbje të.
Leave a Comment