

Myrto Uzuni ka shënuar sot golin e tij të tretë në kampionatin hungarez me fanellën e Ferencvarosh, duke ndihmuar këtë të fundit të sigurojë një pikë në ndeshjen kundër Pushkash Akademi. Një gol më ndryshe për sulmuesin shqiptar, pasi ka ardhur me një goditje dënimi që ai e ka ekzekutuar me një saktësi mbresëlënëse.
Edhe pse kishte dominuar duke krijuar raste, Ferencvaroshi e shihte veten në disavantazh ndaj vendasve. Por në minute e 82-të, kur skuadra kryesuese e kampionatit fitoi një goditje dënimi në kufi të zonës, Uzuni mori përsipër ekzekutimin e saj. Sulmuesi kaloi murin me një trajektore të shkëlqyer dhe dërgoi topin në rrjetë, me portierin që mbeti i shtangur dhe as nuk reagoi.
Ky ishte goli i tretë i Uzunit për këtë sezon, teksa tregoi më së miri një tjetër aftësi të lojtarit të përfaqësueses shqiptare, i cili në këtë edicion të parë në Hungari po shfaq se sa vendimtar mund të jetë për kampionët e Hungarisë. /vipsprot.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment