

Nuk lejohen në stadium për të mbështetur Vllazninë, por ultrasit kuqeblu nuk ndalojnë kurrë mbështetjen e tyre për skuadrën. As reshjet e shiut në Shkodër nuk kanë ndaluar atë që është kthyer në një traditë tashmë në Shkodër, pritje ne ekipit që kthehet fitimtar nga transfertat, gjithmonë e më shumë pretendent kryesor për fitoren e titullit kampion që mungon prej 20 vitesh në qytetin verior.
Nëse në javët e para ishin vetmë pak ultras që pritnin skuadrën e Brdariç kur dilte nga stadiumi apo kthehej nga transfertat, numri i mbështetësve që e bëjnë një gjë të tillë ka filluar të rritet, ashtu si besimi se ekipi mund ta mbyllë këtë kampionat si protagoniste kryesore. Ndaj sot, kur kanë mbërritur para stadiumit “Loro Boriçi”, futbollistët e Vllaznisë kanë gjetur atje një turmë të madhe më tifozë të entuziazmuar, e denjë për një tribunë ultrasish.
Kore pa fund, këngë, fishekjzarrë dhe atmosferë e vërtetë stadiumi. Atë që u mungonte në ndeshje, futbollistët e Vllaznisë e kanë ndjerë jashtë impiantit sot, ku për disa minuta festuan me mbështetësit e tyre, të cilët presin me padurim mundësinë që këtë entuziazëm ta tregojnë edhe në shkallaret e stadiumit. /vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment