

Fundi i ndeshjes mes Interit dhe Udinezes ka qenë shumë i tensionuar. Shkak është bërë një polemikë mes trajnerit Antonio Konte dhe gjyqtarit Fabio Mareska. Një zënkë e cila është mbyllur me Konten të larguar me karton të kuq dhe me një zënkë në tunel, ku ka përfunduar i ndëshkuar me të kuq edhe menaxheri i skuadrës, Oriali.
Në minutën e 90, pasi u dhanë 4 minuta të tjera shtesë, Konte kërkonte më shumë dhe në atë moment, Mareska e ndëshkoi më të verdhë. Meqë stadiumi ishte i boshatisur, nga mikrofonët e kamerave u dëgjua e gjithë përplasja mes tyre. Konte protestoi edhe më shumë pas të verdhit dhe Mareska u kthye duke i treguar të kuqin e dërguar në dhomat e zhveshjeve. “Je gjithmonë ti Mareska, je gjithmonë ti. Edhe në VAR. Bravo Mareska”, ishte ironia e trajnerit para se të largohej nga fuisha e lojës.
Ndërkohë, në mbyllje të sfidës, edhe Oriali shkoi të protestonte te gjyqtari, ndërsa ky i fudnit sipas mediave italiane, nuk ka ngurruar t’i përgjigjet. “Duhet ta pranoni edhe kur nuk fitoni”, ishin fjalët e tij që kanë shtuar dozën e protestave të zikaltërve, me shumë lojtarë që i janë bashkuar drejtuesit.Por Mareska ka zgjidhur gjithçka me një të kuq tjetër për Orialin para se të largohej, në një episod që mund të ketë pasoja pasi Konte e Oriali rrezikojnë pezullime të gjata. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Marshimi rekord i Sitit vazhdon i pandalur, tani ai i Bajernit është vetëm 2 fitore larg
Mançester Siti ka shkuar sot 15.
VIDEO / Juventusi kthehet te fitoret, Specia e Ismajlit dorëzohet në pjesën e dytë
Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve.
Rastet me “Covid-19”, Torino nuk del në fushë, Lazio e pret!
Tetë rastet me “COVID-19” në ekipin.
Ka Ibrën në Sanremo, Pioli: Festivali mbaron vonë, do të shoh Juventus-Spezia
Festivali i Sanremos është shumë i.
Leave a Comment