Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / “Koloseu është edhe sot”, motivimi i Dajës me “Gladiatorin” para derbit

Ilir Daja ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për të motivuar skuadrën para fillimit të ndeshjes mes Partizanit dhe Tiranës. Trajneri i të kuqve, u ka treguar lojtarëve pamje nga filmi “Gladiatori” para sfidës me një “kushtrim lufte” për ekipin që të jeptë gjithçka në fushën e lojës në këtë ndeshje që ka shuëm rëndësi për klubin e kuq.

“Filmi është triller, arenat janë të vërteta. Koloseu është edhe sot. Dilnin në fushë, o vdisnin, o fitonin. Diçitura e asaj është se nuk fitohet as nga trajneri e as kapiteni. Duhet të jeni të gjithë bashkë nëse do të fitojmë. Neve kur do të dalim në arenë nuk do të vdesim, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Kjo është, do të jemi të gjithë bashkë”, ishin fjalët e Dajës të publikuara nga klubi në një klip të shkurtër.

Një fjalim që përforcon më shumë idenë se te Partizani nuk duan të shohin individët, por grupin, atë që në një sezon shumë të komplikuar për shkak të çështjes së pezullimit të merkatos, ka arritur gjithsesi të mbajë ekipin në vendet e kreut. /vipsport.al/