

Juventus ka marrë tre pikë të rëndëëishme në ndeshjen e sotme të Serisë A, teksa mposhtën Bolonjën me rezultatin 2-0. Golat për bardhezinjtë erdhën me anë të dy mesfushorëve, Artur dhe Mekenej.
Braziliani hapi llogarinë në pjesën e parë, teksa goditja e tij nga distanca falë edhe një devijimi bëri që sfera të përfundonte në rrjetë, ndërsa në fraksionin e dytë, amerikani u tregua i saktë me kokë pas një këndoreje. Kështu, të besuarit e trajnerit Andrea Pirlo shfrytëzuan maksimalisht humbjen e Milanit dhe barazimin e Interit, teksa ngjiten në kuotën e 36 pikëve, shtatë pikë larg Milanit dhe pesë pikë larg Interit.
Por, torinezët kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar dhe distanca mund të zvogëlohet edhe më shumë, kur ka mbetur edhe gjysma e sezonit për t’u luajtur. Ndërkaq, Bolonja mbetet në vendin e 13 me 20 pikë. /VipSport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment