Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Ismajli shkakton penallti, por me Specian bën mrekullinë në Kupë ndaj Romës

Ardian Ismajli me Specian kanë regjistruar një rezultat historik për këtë klub në elitën e futbollit italian. Skuadra e vogël ka fituar me shifrat 4-2 në fushën e Romës, duke eliminuar këtë të fundit nga Kupa e Italisë e duke shkuar në çerekfinale, ku e pret Napoli.

Një duel shqiptarësh ai i sotmi, pasi në radhët e Romës lunate nga minuta e parë Marash Kumbulla. Ndërsa në anën tjetër të fushës ishte Ismajli mes shtyllave të prapavijës të Specias e cila e nisi furishëm ndeshjen dhe shënoi shpejt dy gola me penalltinë e Galabinov e më pas me golin e Saponara, në një aksion i cili në fakt nisi nga një largim i gabuar i Kumbullës.

Edhe Ismajli bëri një gabim, që mund t’i kushtonte shtrenjtë atij dhe skuadrës, pasi shkaktoi penallti nga e cila erdhi goli i 2-1 i shënuar nga Pelegrini. Ky mund të ishte kartoni i dytë i verdhë për lojtarin, por gjyqtari vendosi të mos e nxirrte duke mbajtur në fushë futbollistin shqiptar. Por Roma mori zemër nga goli dhe ia foli që të barazonte shifrat me anë të Mikhtarjan, duke shpërdoruar më pas disa raste të tjera për të dërguar sferën në rrjetë. Por 90 minutat u mbyllën pa gola të tjerë dhe ekipet shkuan në shtesa.

Aty ndodhi gjithçka, pasi brenda 30 sekondash Roma e pa veten të mbetej me 9 lojtarë. Fillimisht mbrojtësi Mançini u ndëshkua me të verdhin e dytë e në rifillimin e lojës, portieri Pau Lopez bëri faull të rëndë jashtë zonës, duke bërë që të dy lojtarët të largoheshin para kohe e të linin ekipin në disavantazh numerik në fushë. Kështu, Specia e kishte më të lehtë të kontrollonte manovrën dhe arriti të shënonte me anë të Verde në fillimin e shtesës së dytë. Para fundit, erdhi edhe goli i dytë i Saponara, i cili vulosi një fitore 4-2 që jep shumë moral para sfidës së fundjavës në kampionat, po kundër Romës. /vipsport.al/