Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Ibra jep spektakël ndaj Kaljarit, Milani rimerr një “titull” pas 10 vitesh

Milani vazhdon të mos njohë rivalë në Serinë A dhe pas 10 vitesh, i është kthyer përsëri titullit simbolik të “kampionit të dimrit”. Sido që të shkoojë ndeshja e javës së fundit të kampionatit, kuqezinjtë do të jenë ata që mbyllin të parët renditjen në mbyllje të fazës së parë, duke u konfirmuar tashmë një pretendent i fortë për titullin që vlen më shumë, atë në fund të seoznit, e jo thjesht një surprise.

Meritë e një loje prej skuadre të madhe, e udhëhequr nga Zlatan Ibrahimoviç i cili në kthimin e tij në Serinë A pas 57 ditësh jashtë, shënoi të dy golat në suksesin 2-0 ndaj Kaljarit. Të parin nga pika e bardhë e penalltisë pas 7 minutash lojë, duke lënë pas edhe makthin e goditjes nga 11-metrat ku kishte gabuar 3 herë radhazi.

Më pas, ai shënoi edhe në fillimin e pjesës së dytë, duke vulosur këtë duel që kishte pak histori e duke konfirmuar Milanin si një skuadëe  cila pas shumë vitesh vuajtje, me të drejtë mund të ëndërrojë kthimin në majë, për të cilin do të ketë luftë me “kushërinjtë”. /vipsport.al/