

Prej disa ditësh, Spanja është mbërthyer nga një mot i acartë, teksa stuhia e quajtur “Filomena” ka bërë që temperaturat të shkojnë disa gradë nën zero. Sigurisht, moti ka ndikuar edhe në botën e futbollit ku në fundjavë u anuluan disa ndeshje, ndërsa ekipet patën vështirësi të lëviznin me autobuz për shkak të borës në rrugë.
Ndërkohë që kjo situatë vazhdojë, dje nëbrëmje, Atletiko Madrid luajti në shtëpi ndaj Seviljes. Madridi që është edhe një nga zonat më të prekura nga stuhia, regjistroi temperaturë deri në minus 10. Në këtë formë, për të pasur futbollistët në temperaturën e duhur, klubi madrilen mendoi që në tribuna të vendoste ngrohëse, por edhe biçikleta nga ato që përdorën në palestër dhe kështu zëvendësuesit nuk do ta ndjehnin motin e ftohtë.
Një zgjedhje e veçantë e cila nuk ishte parë më parë, teksa rezultoi fatsjellëse për Atletikon që fitoi me rezultatin 2-0 duke qëndruar në krye të klasifikimit, 4 pikë larg ndjekësve më të afërt Real Madrid, por me dy ndeshje më pak në llogari. /VipSport.al/
more recommended stories
Makthi i Agueros nuk ka fund. Sulmuesi ishte i izoluar, por në fund të tij rezulton me COVID
Serxho Aguero është duke përjetuar një.
Mandzukiç flet si kuqezi: Nëse nuk do të isha gati do rrija para TV, nuk shprehem për Sarrin
Mario Mandzukiç është prezantuar ditën e.
Kros nuk e harron ish-trajnerin e tij te Real: Ai ishte një person i mirë, u gëzova kur fitoi me Seviljen
Aventura e Julen Lopetegi te Real.
Ish-sulmuesi i Milanit: Zllatan si Pele apo Maradona, mund të luajë me Mandzukiç
Zllatan Ibrahimoviç mbetet një pikë referimi.
Leave a Comment