Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Gol Superiorje në minutën e 89-të. Fili i jep suksesin skuadrës në Rumani, asisti nga Papa

Realdo Fili është bërë përsëri sot protagonist në kampionatin rumun me skuadrën e Botoshanit, duke i sjellë fitoren 1-0 ekipit të tij në kampionat në një transfertë të komplikuar si ajo ndaj Poli Iasi. Një gol i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, që mban aromë Superioreje, pasi edhe asisti erdhi nga Enriko Papa.

Papa ishte si zakonisht titullar në sfidën e sotme për skuadrën e Botoshanit, e cila lufton që të mbyllë sezonin e rregullt në grupin e skuadrave që do të luftojnë për titullin dhe Europën. Pas një fillimi jo të mirë të kampionatit dhe me luhatje, kjo skuadër në fakt gjendej më afër fundit të tabelës sesa zonës së qetë të renditjes. Por fitorja e sotme ndryshoi gjërat, pasi Botoshani iu largua fundit dhe u kthye përsëri në garë për objektivin.

Gjithçka ishte meritë e Filit të aktivizuar si zëvendësues në minutën e 80. Sulmuesi, pas një harkimi të Papës nga e djathta, u tregua i aftë në shtyllën e dytë të dërgonte sferën në rrjetë. Një gol i shënuar në minuitën e 89 që nuk i dha kohë kundërshtarëve të reagonin dhe siguroi fitoren për Botoshanin duke kthyer Filin protagonist në një edicion ku për fat të keq nuk ështeë aktivizuar aq sa shpresonte sulmuesi shqiptar. /vipsport.al/