

Mançester Siti ka lënë pas atë fillim të dobët që i bëri këtij kampionati dhe pak nga pak ka nisur të ngjitë shkallët e renditjes, duke u kthyer aty ku është objektivi minimal i sezonit, katërshja e parë. Skuadra e Guardiolës ka mundur sot Brajton dhe ndonëse ka luajtur një ndeshje më pak se kundështarët në rendijte, ka siguruar vendin e tretë në klasifikim.
Fitorja ndaj Brajton erdhi me golin e Foden në fundin e pjesës së parë, pasi skuadrat nuk tundën më rrjetat deri në mbyllje të sfidës. Sterling kishte mundësinë që të dyfishonte shifrat, por shpërdoroi një penallti kur regjistrohej minuta e 92-të e këtij takimi.
Megjithatë, me tre pikët e sotme Mançester Siti shkon në kuotën e 32 pikëve, 1 më pak se Liverpuli i vendit të dytë dhe 4 më pak se Mançester Junajtid që kryeson kampionatin. Skuadra e Guardiolës ka luajtur një ndeshje më pak e kështu, gjendet në një pozicion të favorshëm për t’iu afruar edhe më shumë kreut. /vipsport.al/
more recommended stories
VIDEO / Mançester Siti nuk fal më, goleadë për t’u kthyer përsëri i pari
Mançester SIti nuk ndalet më. Skuadra.
VIDEO / Derbi i pabesueshëm i shkon Interit, e vendos Eriksen në minutën e 97!
Interi është gjysmëfinalisti i Kupës së.
VIDEO / Ofendime të rënda dhe përplasje fizike, Ibra e Lukaku e çojnë derbin në një nivel tjetër
Fundi i pjesës së parë të.
Konfirmohet borxhi i frikshëm i Barcelonës, 1,2 miliardë euro detyrime!
Klubi i Barcelonës është një prej.
Leave a Comment