Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO/ Fitore e vuajtur, por me shumë rëndësi e Teutës. Ndaj Kastriotit i nderon “perla” e Bregut

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen e sotme në transfertë përballë Kastriotit. Megjithatë, ata që morën trepikëshin në fund të 90-minutave ishin pikërisht “Djemtë e Detit”. Pjesa e parë në stadiumin e Kamzës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë të sfidës, durrsakëve i erdhi në ndihmë kualiteti i Dejvi Bregut.

Lojtari vlonjat realizoi një “perlë” nga goditja e dënimit në minutën e 72, teksa edhe përpjekjet e portierit Hidi për të evituar golin ishin të kota.

Ndërkaq, në vazhdim, të besuarit e trajnerit Edi Martini, ruajtëm me fanatizëm rezultatin dhe kështu mbeten në ndjekje të Vllazninë me 26 pikë të grumbulluara, nëntë pikë larg kuqebluve. Sakaq, Kastrioti pas Tiranës, pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë. /VipSport.al/

Kastrioti-Teuta 0-1

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Çela, Rami, Nuriu, Deliaj, Mehmeti, Moraes, Rezi, Devid
Trajner: Ramazan Ndreu

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi
Trajner: Edi Martini