

Dy gola të Nedim Bajramit nuk i kanë mjaftuar Empolit për të bërë mrekullinë në Kupën e Italisë përballë Napolit. Skuadar e Serisë B është dorëzuar me shifrat 3-2 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por pasi kishte bërë të dridhej ekipin e Gatuzos.
Ky i fundit vinte në këtë sfidë me shumë zgjedhje të dyta në formacione, por edhe me konfirmimin e Amir Rrahmanit si titullar në qendër të prapavijës së kësaj skuadre. Goli i Di Lorencos ndaj ish-skuadrës kaloi napolitanët në avantazh por Nedim Bajrami, talenti shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën, barazoi shifrat. Lozano tregoi aftësitë e tij duke shënuar e mbyllur pjesën e parë në avantazh, por Bajrami tundi përsëri rrjetën në pjesën e dytë, duke i vështirësuar çdo gjë skuadrës vendase. Megjithatë, Petanja arriti të shënonte përsëri, duke çuar shifrat në 3-2 për Empolin që nuk arriti të kthente më rezultatin dhe pa si napolitanët kaluan në çerekfinalet e Kupës.
Në këtë ndeshje, në 6 minutat e fundit të sfidës, në fushë zbriti për Empolin edhe Kristjan Asllani, mesfushori ofensiv 18-vjeçar i cili luan me përfaqësueset e moshave kuqezi dhe është grumbulluar edhe nga U21. Ai është bërë prej kohësh pjesë e skuadrës së parë të Empolit, por kjo ishte ndeshja e debutimit të tij mes profesionistëve. /vipsport.al/
more recommended stories
Konfirmohet borxhi i frikshëm i Barcelonës, 1,2 miliardë euro detyrime!
Klubi i Barcelonës është një prej.
Inter-Lautaro Martinez, gati rinovimi me klauzolë të veçantë kundër Juventusit
Interi nuk do të bëjë ndonjë.
Besniku Imobile: Dashurinë e njerëzve në rrugë, nuk e ndryshoj për një klub që aspiron Champions
Çiro Imobile është njeriu kryesor i.
Ndëshkoi Liverpulin nga goditja e dënimit, Bruno Fernandes tregon sekretin
Maçester Junajtid mposhti në FA Cup.
Leave a Comment