Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Edhe Juventusi vuan në Kupë, goli në shtesa i një të panjohuri e çon në çerekfinale

Juventusi është skuadra e radhës që siguron praninë në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Por ashtu siç u kishte ndodhur më parë edhe skuadrave si Milani e Interi, edhe bardhezinjtë kanë vuajtur për të mbyllur pa shumë lodhje ndeshjen e i janë dashur kohët shtesë e pak fat që të siguronin kalimin në turin tjetër përballë Xhenoas.

Skuadra e Pirlos, ku kishte rotacion e lojtarë të afruar nga ekipi U21, e nisi ndeshjen rrufeshëm me një gol të shpejtë të Kulusevskit dhe më pas dyfishoi me Morata, duke bërë që rezultati të shkonte 2-0 që në minutën e 23-të të ndeshjes. Ky rezultat ndoshta përgjumi Juventusin dhe bëri që Xhenoa të kthehet në ndeshje. Czyborra shkurtoi diferencën që në pjesën e pare ndërsa Melegoni në të dytën, barazoi shifrat kur mbeteshin pak më shumë se 10 minuta nga mbyllja e takimit. Pirlo hodhi në fushë edhe Ronaldon të cilin kishte planfikuar ta linte pushim, për të synuar që të mbyllte ndeshjen në minutat e fundit, por pa sukses.

Skuadrat shkuan në shtesat e kësaj sfide, ku Juventus me pak fat gjeti golin e 3-2 të shënuar nga 21-vjeçari franko-maroken Rafia, në minute e fundit të shtesës së parë. Më pas, bardhezinjtë i lëshuan shumë terren Xhenoas që iu afrua disa herë golit të barazimit, por nuk arriti të kalonte Bufon, duke u mundur kështu 3-2 në këtë duel e duke i dhënë lamtumirën turneut. Tani Juventusi pret të mësojë se kë do të ketë përballë në turin tjetër, pasi rivali del nga sfida mes Sasuolos dhe SPAL. /vipsport.al/