Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / E “tradhëton” e dashura, sulmuesi i Kosovës në telashe. Organizoi festë të paligjshme për ditëlindje

Lirim Kastrati është në telashe dhe mund të përballet me masa disiplinore të klubit të Dinamo Zagreb, apo edhe me hapjen e një çështje penale nga policia në Kroaci. Shkak është bërë festa e ditëlindjes së tij të 22-të, të cilën ai e ka festuar duke mos respektuar asnjë nga masat anti-COVID.

Kastrati ka sot 22.vjetorin ndaj për të pritur mesnatën, ai ka ftuar në shtëpinë e tij disa miq. Por nuk ka qenë një festë e thjeshtë mes miqsh të ngushtë dhe të afërmish, por një festë e mirëfilltë me DJ e të ftuar të shumtë. Gjithçka në një periudhë kur grumbullime të tilla ndalohen në Kroaci, e për më tepër kërkohet që të merren masa për të evituar shpërndarjen e mundshme të COVID-19.

Gjithçka është bërë publike në rrjetet sociale, nga fotot dhe videot që ka postuar modelja Anxhela Shimaç, e cila prej kohësh shoqërohet me Kastratin. Ajo ka publikuar pamje nga festa e mbrëmshme, duke mos qenë e ndërgjegjshme se kjo do t’i shkaktonte telashe futbollistit.

Pasi çështja përfundoi në thuajse të gjitha mediat kroate, klubi i Dinamos reagoi me një postim duke kërkuar ndjesë në emër të Kastratit, edhe pse ky i fundit insistonte në mesazhin e tij se nuk kishte bërë asgjë gabim pasi po festonte ditëlindjen. /vipsport.al/

microsoft project 2016 lizenz kaufen