

Interi ka siguruar biletën për në fazën çerekfinale të Kupës së Italise më një fitore shumë të rëndësishme kundër Fiorentinës me shifrat 2-1. Por më një ndehsje që me siguri që nuk ka kënaqur Konten, pasi skuadar e tij ka shpenzuar shumë energji për të fituar vetëm me një gol në minuat e fundit të kohëve shtesë.
Pjesa e parë ishte ajo ku dy episodet më të rëndësishme u vendosën nga VAR. Fillimisht u akordua një penallti të cilën Vidal e transformoi saktësisht, ndërsa më pas u hoq një penallti që ishte akorduar për Fiorentinën.
Por kjo e fundit arrtit të barazonte shifrat me Kouame në minute e 57 e më pas u mbrojt me rregull, duke i rezistuar sulmeve të njëpasnjëshme të Interit që provoi të mbyllte ndeshjen brenda kohës së rregullt duke aktivizuar edhe emra si Lukaku, Hakimi, Barela e Brozoviç që ishin lënë pushim nga trajneri duke menduar ndeshjen e fundjavës kundër Juventusit.
Ndeshja shkoi në shtesa dhe aty ishte përsëri Interi që dominoi. Por goli do të vinte atëherë kur të gjithë mendonin se palët po bëheshin gati për lotarinë e penalltive. Barela nisi krosimin në zonë dhe Lukaku me kokë më në fund mposhti Terraçianon për të shënuar golin e fitores 2-1 që kaloi më tej skuadrën zikaltër dhe e çon në një përballje të jashtëzakonshme në turin tjetër ndaj Milanit. /vipsport.al/
more recommended stories
Makthi i Agueros nuk ka fund. Sulmuesi ishte i izoluar, por në fund të tij rezulton me COVID
Serxho Aguero është duke përjetuar një.
Mandzukiç flet si kuqezi: Nëse nuk do të isha gati do rrija para TV, nuk shprehem për Sarrin
Mario Mandzukiç është prezantuar ditën e.
Kros nuk e harron ish-trajnerin e tij te Real: Ai ishte një person i mirë, u gëzova kur fitoi me Seviljen
Aventura e Julen Lopetegi te Real.
Ish-sulmuesi i Milanit: Zllatan si Pele apo Maradona, mund të luajë me Mandzukiç
Zllatan Ibrahimoviç mbetet një pikë referimi.
Leave a Comment