Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / E pabesueshme! Bajernin e eliminon nga Kupa në turin e dytë skuadra e Bundesligës 2

Bajern Mynih nuk do të ketë mundësinë që të përsëritë vitin 2020 ku fuitoi çdo trofe të mundshëm. Skuadra e Hansi Flik është eliminuar sot në mënyrë të papritur nga Kupa e Gjermanisë nga një skuadër e Bundesligës 2.

Ndeshja ndaj Holshtajn Kiel duhej të ishte një mënyrë e mirë për Bajernin që të bënte autokritikë pas humbjes në kampionat dhe skuadra e Flik e nisi mjaft mirë. Gnabri shënoi golin e avantazhit që në minutën e 14 dhe bavarezët dukeshin në kontroll të plotë. Por Bartels mposhti Nojer pa kaluar një gjysmë ore lojë dhe gjithçka ishte përsëri në dyshim. Sane në fillimin e fraksionit të dytë të lojës i dha përsëri avantazhin Bajernit që krijoi raste të tjera por nuk finalizoi, me trajnerin që parandjeu se diçka nuk shkonte dhe hodhi në fushë edhe Levandovskin në kërkim të golit të tretë. Por ai do të vinte nga ekipi vendas, i cili barazoi kur regjistrohej minuta e 94-t e ndeshjes.

Ndaj dy ekipet iu drejtuan kohëve shtesë ku nuk ndryshoi asgjë pasi askush nuk arriti të dërgonte sferën në rrjetë dhe për të gjetur emrin e fituesit u deshën guajtjet e 11-metërshave. Skuadrat ishin perfekte në 5 gjuajtjet e para duke i realizuar të gjitha. Por në të gjashtën, Mark Roka pa goditjen e tij të pritej nga portieri kundërshtar, ndërsa Bartels nuk gaboi duke mposhtur Nojer, për t’i dhënë suksesin e  jashtëzakonshëm Holshtajn Kiel që nxori nga turneu klubin më të suksesshëm të vitit 2020. /vipsport.al/