

Sokol Cikalleshi ka gjetur ditën e sotme golin e parë në kampionatin elitar turk me fanellën e Koniaspor. Sulmuesi i kombëtares u tregua i saktë teksa devijoi me kokë sferën në rrjetën e Gëztepe, skuadër me të cilën Cikalleshi është aktivizuar në të kaluarën.
Një fakt që nuk e ndaloi shqiptarin të festonte, mirëpo në fund të 90 minutave, duhej të kënaqej me arritjen personale pasi ekipi i tij u mposht me rezultatin 2-3. Pas kësaj ndeshjes, Koniaspor mbetet në mesin e tabelës, ekzaktësisht në vendin e 11 me 22 pikë, po aq sa edhe Gëztepe e një pozicioni më poshtë.
Tashmë, shpresa është që 30-vjeçari të vazhdojë të mbajë ritmin e golave për të ndihmuar skuadrën edhe më shumë, e për të lartësuar emrin në elitën turke. /VipSport.al/
more recommended stories
Kategoria e Parë, B/ Flamurtari udhëton në Berat, kryesuesit me detyrë shtëpie ndaj Turbinës
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Kategoria e Parë, A/ Dinamo luan ndaj Vorës, Veleçiku pret Orikun
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Daja: Kaluam pritshmërinë, Asani i jep bukuri lojës së Partizanit. E mira e këtij kampionati është se nuk bën dot aleanca
Ilir Daja është i ndërgjegjshëm që.
Leave a Comment