

Lokomotiva Zagreb ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm në krahasim me vitin e kaluar. Nënkampioënt e Kroacisë, që pas largimit të Uzunit e Kastratit, edhe pse janë përforcuar me emra të tjerë cilësorë, mes të cilëve edhe Sherif Kallakun apo Edis Maliqin, tani janë kthyer në një skuadër mbijetese dhe aktualisht mbajnë vendin e fundit në renditje. Një goditje të rëndë ua ka dhënë sot një tjetër futbollist i Shqipërisë.
Emir Sahiti, mesfuhsori i përfaqësueses Shpresa, ka qenë protagonist kryesor i fitores bindëse 4-0 që Sibenik realizoi ndaj Lokomotiva Zagreb, pasi shënoi dy golat e parë të kësaj sfide. Me një aksion të shkëlqyer individual ai shënoi nga një kënd i pamundur golin e avantazhit për të tijtë. Ndërsa para fundit të pjesës së parë dyfishoi shifrat me një kundërsulm të shpejtë, duke kaluar topin mbi portierin për ta ndalur vetëm në rrjetë.
Vetëm Çokaj ishte titullar në këtë ndeshje për skuadrën e Lokomotiv, ndërsa Kallaku u fut në pjesën e dytë. Por asnjëri nuk mundi të ndryshonte fatin e sfidës dhe renien e lirë të skuadrës, që pësoi dy gola të tjerë në pjesën e dutë dhe u mund me shifrat 4-0. Kështu, Sibenik largohet nga zona e ftohtë e renditjes, duke lënë aty Lokomotiva Zagreb që rrezikon seriozisht rënien në fund të këtij sezoni nëse vazhdon me këtë ritëm. /vipsport.al/
more recommended stories
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
FOTO/ Tri javë në heshtje për shtyp, vëmendje te infrastruktura. Ja ç’po ndodh me aneksin në Durrës
Teuta është larg pritshmërive, pasi durrsakët.
Leave a Comment