Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Derbi i Romës pa histori, Lacio dominon. Shqiptarët bëhen spektatorë

Lacio ka fituar në mënyrë të merituar me shifrat 3-0 derbin e Romës, duke u konfirmuar si një prej superfuqive të Serisë A, edhe pse për momentin vazhdon të jetë ende larg kreut të renditjes. Në një ndeshje që ka folur thuajse gjatë 90 minutave për bardhekaltërit, ekipi i Inzagit ka bërë atë që donte me saktësi duke marrë tri pikë shumë të vlefshme për klasifikimi e një shtysë më shumë për moralin.

Roma ishte e shpërqendruar në minutat e parë duke lejuar shumë hapësira e situata u përkeqësua nga Ibanez, i cili i dhuroi topin Lazarit duke mos e larguar siç duhej. Sfera arriti te Imobile për të clin ishte lojë fëmijësh ta shtynte në rrjetë. Reagimi i verdhekuqve mungoi dhe si pasojë erdhi edhe goli i dytë, këtë herë me Luis Alberton i cili mposhti portierin pas një asisti të Lazarit, i cili mund të kishte fituar penallti por vazhdoi lojën.

Dominimi i Lacios vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe Luis Alberto vendosi vulën e tij me golin e 3-0 me një goditje mjeshtërore nga jashtë zonës. Për të parë gjuajtjen e parë të rrezikshme të Romës, u desh të pritej minuta e 85-të e sfidës, kur Xheko tentoi portën. Shumë pak për një derbi që sheh Romën të tronditet paksa, edhe pse mbetet për momentin ende në vendin e tretë në kampionat.

Në ndeshjen e sotme, munguan futbollistët shqiptarë në të dy skuadrat. Strakosha ishte lënë jashtë skuadre për shkak dëmtimi. Ndërsa Kumbulla nuk u preferua nga trajneri Fonseka në rreshtimin e skuadrës. /vipsport.al/

 

Lacio-Roma 3-0

14’ Imobile, 23’ , 67′ Luis Alberto