

Interi është gjysmëfinalisti i Kupës së Italisë, pasi ka mundur në një derbi të pabesueshëm Milanin me shifrat 2-1. Një derbi që ka parë gola, tension, kartonë të kuq, një dëmtim të arbitrit i cili braktisi ndehsjen e në fund një perlë në minutën e 97 nga një futbollist i padëshiruear, i cili sot bëri diferencën.
Sfida ishte e hapur, por me Interin më ngulmues në minutat e parë. Gjithsesi, goli i parë do të vinte nga Ibrahimoviç , i cili la shenjë me golin e avantazhit, duke i dhënë skuadrës një shtysë përpara drejt kalimit të turit. Interi reagoi dhe kërkoi barazimin, por nuk arriti ta gjente në 45 minutat e parë që u mbyllën me zënkën mes Ibrahimoviç dhe Lukakut.
Suedezi bëri një gafë të rëndë në pjesën e dytë duke u ndëshkuar me të verdhin e dytë, pas atij që kishte marrë në zënkën me belgun dhe la kuqezinjtë me 10 lojtarë. Kështu, Interi e kishte të lehtë të diktonte ritmin në minutat e mbetura të këtij dueli. Gjithesis, barazimi do të vinte vetëm me një penallti, të cilën Lukaku e tranfsormoi me saktësi, duke vënë baraspeshën në shifra.
Zikaltërit dominuan dhe kërkuan me ngulm golin por dukej se do ta kishin të vështirë të mposhtnin Tatarusanun. Për të zjgidhur situatën për Antonio Konten, mendoi i padëshiruari i trajnerit, danezi Eriksen i cili i aktivizuar si zëvendësues në fund, në minutën e 97 të duelit me një goditje dënimi perfekte shënoi golin e fitores 2-1. Gol që çon zikaltërit në gjysmëfinale ku i presin fituesin e sfidës mes SPAL dhe Juventusit.
INTER-MILAN 2-1
71′ (p) Lukaku, 90’+7′ Eriksen / 32′ Ibrahimoviç
KK: 59′ Ibrahimoviç
INTER (3-5-2): Handanoviç; Skrinjar, De Vriaj, Kolarov; Darmian, Vidal, Brozoviç, Barela, Perisiç; Lukaku, Sançez.
Trajner: A. Konte
MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romanjoli, Hernandez; Meite, Kesi, Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao, Ibrahimoviç.
Trajner: S. Pioli
more recommended stories
Liga e Europës mëson 16 skuadrat. Nesër hidhet shorti, mund të ketë finale të parakohshme
Ndeshjet e sotme në Ligën e .
VIDEO / Fair Play në Ligën e Europës. Kundërshtari dëmtohet vetë, “i keqi” i Rejnxhërs ndal sulmin
Alfredo Morelos është një lojtar i.
VIDEO / Milani kualifikohet me vuajtje në Ligën e Europës, eliminohen Leister e Leverkusen
Milani ka siguruar praninë në turin.
Panuçi: Unë, i preferuari i Kapelos se isha i vërtetë. Më mirë të mos flas për Kasanon
Kristian Panuçi e cilëson veten njeri.
Leave a Comment