Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

VIDEO / Çinari kthehet me gol vendimtar, kryeqyteti ngjyroset përsëri i kuq

Eraldo Çinari është kthyer ashtu siç e kishte ëndërruar, me një gol në derbi, duke i dhënë Partizanit një fitore që i mungonte prej më shumë se një vitit në duelin përballë Tiranës. Sulmuesi, në ndeshjen e parë pas përundimit të pezullimit të FIFA-s, vendosi derbin me rrjetën e tij në pjesën e dytë të sfidës, duke kthyer të kuqtë në vendin e dytë në renditje e duke fundosur Tiranën që tani e sheh veten shumë larg kreut.

Sfida mes dy skuadrave ishte shumë e luftuar, me raste nga të dy krahët sidomos në pjesën e parë të saj. Por në të dytën, ritmi i lojës ra disi, edhe për shkak të dy kartonëve të kuq, për Bardhin e Bathën, brenda pak minutash. Ishte Daja ai që gjeti zëvendësimin e duhur, duke aktivizuar sulmuesin, i cili ia shpërbleu me një gol vendimtar kur mbeteshin pak minuta para fundit të sfidës, për t’i dhënë fund makthit të tij dhe të kuqve të cilët nuk i gëzoheshin një suksesi në këtë ndeshje që nga viti 2019.

Partizani-Tirana 1-0
83′ Çinari

Partizani: Hoxha, Bitri, Belica, Hakaj, Mala, Kordeiro (67′ Zhunior), Broja, Murataj, Bardhi, Solomon (68′ Cara), Asani (79′ Çinari).
Trajner: I. Daja

Tirana: Bekaj, Hoxhallari, Najdovski, Toshevski, Ismajlgeci, Halili (67′ Kuka), Toli, Batha, Torasa, Seferi (67′ Danso), Muçi.
Trajner: N. Dede

KV: Bardhi, Kordeiro, Solomon / Batha, Hoxhallari, Danso

KK: Bardhi 52’/ Batha 55′

Gjyqytar: Enea Jorgji

MINUTË PAS MINUTE

90+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Partizanit 1-0.

90’+3’ Tirana mundohet të shtyjë para, por tani Partizani është shumë i kujdesshëm në prapavijë dhe lë pak hapësira për bardheblutë që të rrezikojnë Hoxhën.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

86’ Toli merr mirë krahun në të majtën dhe pason në qendër për Vrapin. Gjuajtja e mesfushorit devijohet nga Bitri i cili shpëton katërkëndorin e të kuqve nga një gol i sigurt.

83’ GOOOL Partizani, shënon Çinari.


82’ Largohet edhe Torasa nga fusha, Dede i beson Vrapit në minutat e fundit.

81’ Danso shfaqet në krahun e djathtë, shmang Belicën sa për të gjuajtur, por nuk ka saktësinë për të gjetur katërkëndorin.

79’ Kthehet në fushë edhe Çinari për Partizanin. Sulmuesi i krahut merr vendin e Asanit në fushë.

73’ Ndeshja ka humbur bukurinë pasi në vend të aksioneve të rrjedhshme tani ka më shumë faulle në mesfushë nga të dy skuadrat, duke sjellë ndaljen e shpeshtë të lojës.

67’ Të dy trajnerët vendosin të ndryshojnë. Daja hedh në fushë Stenio Zhunior dhe Carën, në vend të Kordeiros e Solomon. Ndërsa Dede përgjigjet me Kukën e Danson në vend të Seferit e Halilit.

60’ Kordeiro del mirë nga e majta duke gjetur hapësirë për të rrezikuar. Braziliani kthen topin mbrapa te Murataj i cili gjuan me forcë, por nuk gjen katërkëndorin e protës.

55’ Jorgji barazon lojtarët në fushë. Edhe Batha ndëshkohet me të verdhin e dytë dhe largohet para kohe nga fusha e lojës.

52’ Karton i kuq për Bardhin. Mesfushori i të kuqve gjykohet se ka penguar portierin Bekaj dhe gjyqtari Jorgji e nxjerr nga fusha e lojës me të verdhin e dytë.

48’ Tjetër goditje dnëimi dhe tjetër rrezik në portën e bardhebluve. Asani harkon, Bekaj grushton por vjen me shpejtësi Kordeiro i cili gjuan nga jashtë zonës, Sfera devijohet në një tjetër këndore.

47’ Goditje dënimi për Partizanin. Murataj harkon saktësisht në shtyllën e dytë për Solomon por ky i fundit nuk arrin të devijojë edhe pse i vetëm para portës, duke shpërdoruar një rast të artë për të shënuar.

46’ Të dy skuadrat e nisin pa ndryshime pjesën e dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me barazimin pa gola mes dy skuadrave.

45’ Jepen dy minuta shtesë.

44’ Aksion i gjatë i Tiranës nga e djathta në të majtë, me shumë pasime për të gjetur hapësirë për të gjuajtur. Halil kthen topin me kokë në qendër për Sefeirn, por ky i fundit nuk arrin të gjuajë në portë e më pas shkaktohet fuall në sulm.

36’ Situata zhvendoset në krahun tjetër ku Kordeiro shfaqet para portierit Bekaj, por gjuan sferën e pastaj pengohet nga gardiani. Të kuqtë protestojnë, por Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë.

35’ Mundësi e artë për Tiranën. Seferi shkëputet në të djathtën, shmang Hoxhën, por pastaj nuk arrin të dërgojë topin në portën e boshatisur.

34’ Murataj mundohet të lërë shenjë në këtë duel, me një gjyuajtje nga jashtë zonës, Bekaj është në pozicon dhe pret.

32’ Skuadrat filljnë të tregohen më të kujdesshme duke mbyllur ccdo hapësirë të mundshme pranë zonës, për të evituar pësimin e golit që mund të komplikonte këtë derbi.

27’ Goditje nga këndi për Partizanin, Asani harkon në shtyllën e dytë për Brojën, por gjuajtja e tij me kokë është e lehtë dhe Bekaj kontrollon pa probleme.

19’ Melo merr topin në një pozicion të favorshëm para zonës së Tiranës dhe pasi gjen hapësirën, provon me një gjuajtje të forte. Bekaj i përgjigjet mjeshtërisht duke grushtuar topin.

18’ Asani përgjiget nga ana tjetër me një gjuajtje të fortë nga e djathta pas një harkimi që nuk ishte larguar siç duhej nga prapavija bardheblu. Edhe në këtë rast shënjestra lë për të dëshiruar.

15’ aksion i shpejtë nga e majta i bardhebluve, topi shkon te Muçi i cili shmang një mbrojtës dhe gjuan, por sfera fluturon lart mbi traverse.

10’ Me kalimin e minutave edhe Partizani fillon të shohë përpara në kërkim të Solomon i cili mundohet të gjëjë hapësira mes treshes së qendrës së bardhebluve.

3’ Tirana e nis ndeshje me një lojë shumë agresivë duke bërë presing të lartë. Kjo sjell menjëherë dy goditje nga këndi dhe një goditje dënimi pranë zonës së të kuqve, por Hoxha është i vëmendshëm dhe largon rrezikun nga katërkëndori I tij.

1’ Seferit i duhen vetëm pak sekonda që të vërë në provë Hoxhën. Një gjuajtje e fortë e tij nga e majta detyron portierin të grushtojë në këndore.

1’ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.