

Endri Çekiçi ka gjetur golin në ndeshjen e kampionatit turk, Ankaraguxhu-Bashaksehir. Takimi, në fakt është duke u luajtur dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1.
Ishin, miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, megjithatë avantazhi zgjati vetëm tre minuta pasi sulmuesi i kombëtares vendosi baraspeshën me anë të një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit duke shënuar për Ankaraguxhu.
Ky ishte goli i parë për Çekiçin në elitën e futbollit turk, teksa u transferua në merkaton e kaluar nga Olipimia e Ljubjanës. Te ekipi turk, 24-vjeçari është duke u aktivizuar me vazhdimësi dhe goli i sotëm i jep edhe më shumë vlerë performancave të tij. /VipSport.al/
more recommended stories
Hoxha dhe Asani: Titulli i hapur, Partizani e dominoi derbin
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy.
Sukaj kishte parashikuar gjithçka: Ia thashë një ditë më parë edhe Dajës se kush do shënonte
Xhevahir Sukaj ka një siguri sa.
Kategoria e Parë/ Burreli fiton miqësoren me Luzin, Erzeni e Besa zyrtarizojnë afrimet e fundit
Burreli dhe Luzi në kuadër të.
Halili: Ky derbi vendimtar për titullin, grupi i plotë, Tirana të tregojë veten
Në emisionin “Gol pas goli” në.
Leave a Comment