

Barcelona ka kaluar sot turin në Kupë duke evituar që të bëjë një figurë të ngjashme me atë të Real Madrid që u eliminua nga një skuadër e kategorive inferiore. Në fakt, edhe katalanasit mund ta rrezikonin një gjë të tillë, pasi zgjidhën ndeshje e tyre ndaj Korneja vetëm në kohët shtesë në një sfidë ku portiere u bë heroi i skuadrës vendase.
Ekipi I kategorisë së tretë spanjole, ashtu siç pritej, bëri një lojë në mbrojtje që të ndalonte katalanasit të cilët ishin tepër të pasaktë para portës. Dy rastet më të mira erdhën me gjuajtje nga pika e bardhë, por fillimisht Pjaniç e më pas Dembele gabuan përballë protierit Huan Ramirez, duke bërë që dueli të shkonte në kohët shtesë për të përcaktuar se kush kalonte në turin tjetër, duke i ngjasuar rrezikshëm asaj sfide të humbur nga Reali.
Për fatin e mirë të Barcelonës, Dembele shënoi menjëherë sapo filluan shtesat, duke qetësuar Kuman ndërsa rezultati 2-0 u vendos në fund nga Breithuejt, pasi vendasit mbetën me 10 lojtarë. Në të dy rastet me Pedrin që dha asistet duke u kondirmuar si një nga lojtarët më në formë të këtij ekipi./vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Europës mëson 16 skuadrat. Nesër hidhet shorti, mund të ketë finale të parakohshme
Ndeshjet e sotme në Ligën e .
VIDEO / Fair Play në Ligën e Europës. Kundërshtari dëmtohet vetë, “i keqi” i Rejnxhërs ndal sulmin
Alfredo Morelos është një lojtar i.
VIDEO / Milani kualifikohet me vuajtje në Ligën e Europës, eliminohen Leister e Leverkusen
Milani ka siguruar praninë në turin.
Panuçi: Unë, i preferuari i Kapelos se isha i vërtetë. Më mirë të mos flas për Kasanon
Kristian Panuçi e cilëson veten njeri.
Leave a Comment