

Skënderbeu dhe Apolonia e kanë mbyllur në barazim atë që konsiderohej si finalja e mbijetesës. Duket një barazim që lë më shumë të kënaqur miqtë, duke qenë se ata e panë veten në disavantazh në fraksionin e dytë, pasi e para u mbyll me rrjeta të paprekura.
Kështu, në minutën e 49, Meksi shënon nga penalltia për Skënderbeun, mirëpo bardhekuqtë do ta pësonin edhe vetë nga 11-metrat. Një të tillë e ekzekutoi saktësisht edhe Mario Gjata për fierakët në minutën e 71. Në minutat e mbetura, sfida nuk prodhoi më gola dhe ekipet u mjaftuan me nga një pikë. Falë kësaj pike, Apolonia është ngjitur në vendin e tetë dhe tashmë nuk është më në pozicionin që të dërgon direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin.
Megjithatë, për t’u theksuar se Apolonia e vendit të tetë dhe Bylis e Skënderbeu të fundit ndahen me vetëm një pikë duke e bërë shumë interesante garën mes tyre. /VipSport.al/
Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues: 52′ Meksi/ 71’Gjata
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara, Dovouna, Dumfour, Berisha, Pusi, Mensah
Trajner: Julian Ahmataj
Apolonia: Harizaj, Agiare, Sota, Repaj, Omeri, Smaçi, Jeboah, Haxhiu, Mihanaj, Krasniqi, Gjata
Trajner: Fabricio Kamarata
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
Leave a Comment