

Apolonia ka marrë një fitore me shumë vlera në fushën e shtëpisë, Loni papuçiu, teksa mposhtën me rezultatin minimal 1-0, Laçin. Duket se ekipi i drejtuar nga trajneri Fabricio Kamarata ka nisur të funksionojë dhe pasi barazoi me Partizanin, tashmë vjen triumfi përballë kurbinasve.
Golin vendimtar të sfidës e shënoi në minutën e 21, sulmuesi Mario Gjata, i cili me një goditje në hyrje të zonës mposhti portierin Sherri. Një realizim ky që mbeti në fuqi për të gjithë pjesën e mbetur të sfidës, ndërsa kurbinasit nuk mundën të ndryshonin diçka.
Kështu, ky ishte një trepikësh shumë i rëndësishëm për Apoloninë e cila lë vendin e fundit të klasifikimit dhe në kuotën e 12 pikëve tregon se do të luftojë për mbijetesën. Nga ana tjetër, Laçi është në vendin e pestë me 20 pikë. /VipSport.al/
Apolonia-Laçi 1-0
Formacionet zyrtare:
Apolonia: Çako, Sota, Agiare, Repaj, Omeri, Smaçi, jeboah, Haxhiu, Zaimaj, Mihana, Gjata
Trajner: FabriCio Kamarata
Laçi: Sherri, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Shehu, Lukas Ramos, Lushkja, Deliu, Xhixha, Harmon Trajner: Shpëtim Duro
more recommended stories
Bregu: I fal dy golat për tre pikët, më vjen keq për djersën e çunave. Krasniqi është më i miri i kampionatit
Dejvi Bregu ka qenë protagonist i.
Ibraimi: Më e lehtë me një sulmues tjetër në krah. Kërkoj falje për kartonin, moment euforie
Agim Ibraimi e ka cilësuar një.
Sherri në fund të ndeshjes, pezullohet dy javë trajneri i Drenicës, Devolli
Në fund të sfidës, Drenica-Besa në.
Nesër Bylis-Skënderbeu, ja situata te ballshiotët
Në Ballsh tashmë e gjithë vëmendja.
Leave a Comment