Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Veseli në orbitën e klubit të shqiptarëve në Serinë B, problem mbetet rroga

Frederik Veseli është në kërkim të një sistemimi të ri, pasi eksperienca e tij te Salernitana nuk shkoi ashtu siç shpresonte mbrojtësi kuqezi, Futbollisti i përfaqësueses shqiptare nuk po luan dot rregullisht me këtë ekip dhe i është bërë e qartë se kjo situatë do të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Në ditët e fundit, sipas informacioneve nga Italia, ka dalë në skenë edhe emri i një klubi i cili në këto vite ka pasur disa shqiptarë në përbërjen e vet, Peskara. Skuadra në të cilën luan titullar dhe mban shiritin e kapitenit Ledian Memushaj, po interesohet për shërbimet e Veselit për të përforcuar prapavijën e cila ka lënë shumë për të dëshiruar në edicionin aktual.

Megjithatë, mediat përtej Adriatikut bëjnë të ditur se problemi kryesor i arritjes së marrëveshjes është pagesa e lartë që kërkon mbrojtësi shqiptar. Rroga e tij ka qenë ajo e Empolit në vitet kur ishte në Serinë A, ndaj për klubet një kategori më poshtë është e vështirë që ta përballojë atë. /vipsport.al/