

Sot është mbledhur Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka marrë në shqyrtim ndeshjet e javës së shkuar në kampionatet e femrave, moshave apo dhe atë U-21 dhe sidomos në Superiore që ka hyrë në faza interesante… Futbollisti i Laçit, Ardit Deliu është pezulluar me 2 ndeshje, për protesta në ndeshjen me Apoloninë, ndërsa kujtojmë që në atë takim pati mjaft pretendime nga stafi kurbinas ku rezultoi se goli i Apolonisë kishte ardhur nga faulli dhe Laçit i ishte mohuar një gol i rregullt.
Ndëkrohë që mosparaqitje në ndeshjen U-21, Turbina-Kastrioti, krutanët e humbasin këtë ndeshje në tavolinë. Ndërkohë që për shkak të dhunës ndaj kundërshtarit, një nga lojtarët e Tiranës U-21 është ndëshkuar me 12 ndeshje pezullim.
Ja dhe vendimeyt e sotme që ka marrë Komisioni i Disiplinës…
VENDIMET:
- Lojtari i KF Laçi, Ardit Deliu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KS Kastrioti U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Turbina U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 29/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Lojtari i KF Tirana U-21, Ergi Brahja, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të neneve 47/1/e dhe 47/4 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtarja e Tirana Femra, Anela Vishkulli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Juban Danja – Femra, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
- Lojtarja e Skënderbeu – Femra, Verije Binjaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-17, Enton Nova, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Legjendat kujtohen gjithmonë, një rrugë në Tiranë tani mban emrin e Ali Memës
Ali Mema, një nga legjendat e.
VIDEO / Balaj me asist shpëton Shturmin, por kreu largohet gjithnjë e më shumë
Bekim Balaj ka shpëtuar skuadrën e.
IPKO Superliga/ Prishtina nuk fal në shtëpi, Gjilani ndalet në barazimin e tretë radhazi
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Kategoria e Parë, B/ Egnatia nuk e diskuton Turbinën dhe afrohet me Superioren, Flamurtari për notën 4
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Leave a Comment