Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

U rikthye me dopietë, Ibra: Me Mandzukiç tani bëhemi dy që frikësojmë kundërshtarët

Koha duket sikur kishte ndaluar për Zllatan Ibrahimoviç, i cili pasi luajti në Kupë, u rikthye në kampionat për herë të parë pas dëmtimit. Dhe, suedezi nuk di të zhgënjejë pritshmëritë teksa me dy golat e tij i dhuroi fitoren Milanit në transfertë ndaj Kaljarit. Pas sfidës, 39-vjeçari theksoi se mund të bënte edhe një gol, ndërsa sa i përket afrimit të fundit të Milanit, Mandzukiç, shtoi se tashmë bëhen dy që do të frikësojnë kundërshtarët.

“Ishte një ndeshje e vështirë, mund të bëja edhe një gol tjetër. Nuk luaja prej thuajse dy muajsh. Pastaj me një lojtar më pak nuk është e lehtë, këto të rinj po më motivojnë dhe e kanë sfidë me mua. Domethënë, të tipit kush vrapon më shumë. Deri tani jemi duke bërë mirë, jemi thuajse në gjysmë të rrugës, tani fillojnë ndeshjet e vështira, do të jetë një kalendar i vështirë.

Tani me Mario Mandzukiç, trajneri Pioli do të ketë më shumë futbollistë në dispozicion. Jam i lumtur për ardhjen e Mandzukiç, kështu tani jemi dy futbollistë që frikësojmë kundërshtarët. A besoj te titulli? Besoj te vetja ime, te Zllatan. Rinovimi? Varet nga Paoli Maldini, jam shumë i lumtur te Milani, më ka ndryshuar shumë’, u shpreh Ibrahimoviç. /VipSport al/