Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

U larguan nga Superiorja/ Mesfushori i Partizanit dhe mbrojtësi i Skënderbeut në Kosovë e Maqedoniën e Veriut

 Dy lojtarë të cilët konsiderohen me perspektivë janë larguar nga Superioja jonë pak ditë më parë, ndonëse kanë qenë pjesë e skuadrave të elitës, Partizanit e Skënderbeut. Drin Govori që në pjesën e parë të këtij sezoni luajti me Skënderbeun, e madje edhe si titullarë si dhe Besnik Ferhati që luajti me Partizanin.

Govori do të vijojë karrierën në Kosovë, në radhët e skuadrës së Gjilanit, aty ku ka luajtur në ndeshjet e fundit miqësore, me gjilanasit që edhe pse kanë pasur lëvizje, duket se kanë pretendime madhore edhe këtë sezon, për të synuar diçka më shumë se Europa.

Ndërkohë që Besnik Ferhati nga Partizani do të luajë në Maqedoninë e Veriut. Ai nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re. 20-vjeçari do të vazhdojë karrierën te skuadra maqedonase e Akademija Pandev. Lojtari është bashkuar me ekipin e ri dhe ka udhëtuar drejt Antalias, ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

E.S./Vipsport.al/