Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Tre dekada pa ardhur në Shqipëri, Eduard Abazi: Boavista po pret një lojtar shqiptar

Eduard Abazi, një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar në fundin e vitieve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, pranon se ka thuajse tre dekada pa ardhur në vendin tonë përveç udhëtimeve që bënte me përfaqësuesen shqiptare asokohe. Në një intervistë për “Ora Neës”, Abazi ka treguar se është sistemuar përfundimisht në Portugali, ku është pjesë e klubit të njohur Boavista dhe po ndihmon këtë të fundit në gjurmimin e talentve të reja,

Ai ka treguar se pjesë e këtij skautimi janë edhe futbollistët shqiptarë, të cilët i interesojnë klubit shumë të njohur portugez.

“Jam sportisti i parë shqiptar që kam dalë me dokumenta të rregullta në kontratë. Ne nga sistemi i mbyllur në atë kohë kishim dhe pasigurinë tonë nëse do t’i përshtatemi kualitetit në botën e jashtme. Megjithëse ne kemi pasur sportistë me shumë kualitet dhe me kurajo, qoftë edhe me ndihmën e Koznikut, një nga talentët e futbollit kosovar dhe futbollit kroat, unë arrita të luaja me ekipin më të madh të Ballkanit që është Hajduku i Splitit.

Kam një ftesë për një djalë që është në Shqipëri që ka katër herë nga pandemia që nuk vjen dot në Portugali. Quhet Alesio Çaushaj e në këtë moment po bën një ndryshim rrënjësor nga mentaliteti, edukata sportive që është në Shqipëri. Janë akoma me U23 dhe U19, nuk është e lehtë të vish nga Shqipëria në Portugali.”, shpejgoi ai ndër të tjera, duke treguar edhe se me U23 të Boavistës luante Jurgen Sulaj, një tjetër djalosh shqiptar. /vipsport.al/