

Lorenc Trashi ka shënuar golin e parë te Al Kadisia në Kuvajt duke realizuar nga distanca. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në minutën e 27-të, në gjysmëfinalen e Kupës së Princit, kundër Al Tadamon, ndërsa rezultati i pjesës së parë është mbyllur në shifrat 2-0. Edhe krejt ndeshja ka përfunduar me avantazhin e dyfishtë të skuadrës së mesfushorit nga Gramshi.
Ish-mbrojtësi i Partizanit ka dërguar një krosim drejt zonës që ishte gjithashtu e shënjestruar saktësisht në kuadrat, me portierin kundërshtar që është “gënjyer” nga lojtarët e tjerë të Al Kadisës, të cilët nuk e arritën dot sferën, por drejtimi i saj ishte drejt rrjetës.
Gjithashtu edhe goli i parë që u shënua nga ana e Wadi ishte identik, me të vetmin ndryshim se krosimi i Trashit erdhi nga një distancë më e madhe.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Hoxha dhe Asani: Titulli i hapur, Partizani e dominoi derbin
Pas ndeshjes kanë folur edhe dy.
Sukaj kishte parashikuar gjithçka: Ia thashë një ditë më parë edhe Dajës se kush do shënonte
Xhevahir Sukaj ka një siguri sa.
Kategoria e Parë/ Burreli fiton miqësoren me Luzin, Erzeni e Besa zyrtarizojnë afrimet e fundit
Burreli dhe Luzi në kuadër të.
Halili: Ky derbi vendimtar për titullin, grupi i plotë, Tirana të tregojë veten
Në emisionin “Gol pas goli” në.
Leave a Comment