

Aventura e Rej Manaj me Barcelonën B nuk ka qenë ajo e menduara teksa shqiptari ka vuajtur të gjente vazhdimësinë sa i përket golave. Sulmuesi, edhe pse në disa raste ka qenë pjesë e ekipit të parë në stërvitje, sërish nuk ka bindur dhe trajneri i Barcelonës B, Garcia Pimienta nuk i jep shumë shpresë.
Edhe pse në ndeshjen e fundit Manaj shënoi gol, tekniku Pimienta thekson se në organikën e tij, të gjithë përveç Manaj, janë nën 23-vjeç dhe gati për ekipin e parë.
“Shikojeni ekipin dhe të gjithë përveç Manaj janë lojtarë nën 23-vjeç dhe kanë një profil të qartë që mund të mbërrijnë në ekipin e parë. Të gjithë këta janë nga “kantera” me ADN që e njohim dhe me objektiv të qartë për të mbërritur te skuadra e parë”, u shpreh Pimienta, i cili duket sikur “përjashton” Manaj. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment