

Bekim Balaj bëhet përsëri temë diskutimi në kampionatin austriak, e përsëri jo me gola, por me karton të kuq. Loja e futbollistit shqiptar është bërë shpesh objekt kritikash e më pas ndëshkimesh nga gjyqtarët të cilët nuk e kanë aspak të vështirë t’i tregojnë atij edhe të kuqin sa here që gabon.
Edhe në sezonin e kaluar, Balaj ishte ndëshkuar me karton të kuq që pas 31 minutash lojë, por këtë herë ka marrë një karton të kuq edhe më të shpejtë. Në ndeshjen kundër Rapidit të Vjenës, sulmuesi ishte në stol dhe u aktivizua nga trajneri kur rezultati ishte 3-1 për ekipin vendas.
Balaj hyri në lojë në minutën e 66 dhe vetëm 4 minuta më pas la fushën. Ai fitoi një faull, por gjatë ekzekutimit të saj, në një duel ajror, u gjykua se kishte goditur me bërryl në fytyrë kundërshtarin. Kështu, gjyqyari nuk hezitoi t’i tregonte direkt të kuqin, duke e larguar atë nga fusha e lojës pa djerësitur mirë fanellën.
Një ndëshkim i rëndë për futbollistin i cili në këto javë po fitonte më shumë hapësira pasi po arrinte të shënonte rregullisht dhe të kontribuonte që Shturm Grac të ishte një ekip pretendent për pozitat kryesore në kampionat. /vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment