Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Tjetër gol shqiptar, surpriza e Serisë C vazhdon të mbajë kryesimin

Skuadra e Renate vazhdon të jetë surpriza e këtij edicioni në Serinë C. Klubi i vogël ka hedhur sytë drejt ngjitjes në Serinë B dhe me një grup futbollistësh shqiptarë si protagonistë, jashtë çdo parashikimi në fillimin e këtij sezoni, po mban vendin e parë prej shumë javësh në Grupin A të kësaj kategorie në Itali.

Sot Renate arriti të merrte një pikë në fushën e Lukezes falë kontributit të lojtarëve shqiptarë që ka në rreshtimin e saj. Ish-futbollistët e U19 të Shqipërisë, Elvis Kabashi dhe Armand Rada, janë të dy pjesë e Renate në këtë edicion shumë të suksesshëm të klubit dhe po japin kontrbutin e tyre me lojë të mirë dhe me golat që po shënojnë.

Në ndeshjen e sotme ishte radha e Radës që të gjente rrugën e rrjetës që në minutën e 7 të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij që nuk arriti ta ruante, duke e mbyllur sfidën me shifrat 1-1. Ky ishre goi i dytë në këtë seozn për Radën, i kthyer në një element të rëndësishëm për Renate me lojën e tij në mesfushë. Ndërkohë, si zakonisht në pjesën e dytë është aktivizuar edhe Erald Lakti, një tjetër element i cili në të kaluarën ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë dhe është kandidat për të veshur fanellën e Shpresave. /vipsport.al/

coreldraw lizenz kaufen