Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Titullar në Kosovë, Birja për “Vipsport”: Këtu trajnerët i duan lojtarët, duam Superligën

Kadri Birja, pak ditë më parë është bërë pjesë e skuadrës me pretendime në Kosovë A&N, e cila ka si synim që të ngjitet në Superiore. Birja është një portier që ka eksperiencë të madhe në shumë klube të Shqipërisë, duke filluar që nga Kategoria e Dyë, e para, por edhe Superiroja. Në vitet e fundit, ai ka mbrojtur portën e Korabit, madje kishte edhe një rekord më vete te dibranët në pjesën e parë të këtij edicioni, duke mos pësuar gol në tetë javë, madje ka meritë edhe në atë kualifikim dramatik në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës…

Në një prononcim për “Vipsport.al”. Kadri Birja tregon ditët e para në Kosovë, aty ku ka gjetur edhe një mik të tijin kur luanin në Shqipëri, krutanin Vilson Lila edhe ky ish-lojtar i Kukësit, Kamzës e Kastriotit në Superiore. “Është një aventurë e re, e para për mua jashtë Shqipërisë dhe kam ardhur në një klub dhe skuadër mjaft të orgnizuar në çdo aspekt. Këtu kam gjetur një staf serioz, që na do të gjithë ne futbollistëve, jemi me kushte të barbarta dhe një gjë e tillë rrallë ndodh në Shqipëri. Trajneri Megzon Visoka po bën një punë të madhe që klubi të shkojë në Superiore, pasi edhe këtu ka konkurrencë dhe kjo është vënë re në Superioren e Kosovës, por edhe në Kategorinë e Parë, futbolli ka marrë shumë zhvillim në vitet e fundit, ndaj edhe zgjodha këtë projekt në klubin tim të ri. Një punë mjaft të mirë, po bën edhe trajneri Valbon Latifi me në portierët. Janë ekip që punojnë si profesioniste, kjo vihet re te baza materiale, unfirmoat e deri me detaje.”

“Unë vija nga dy javë pushimi dhe po punoj shumë, kam mbështetjen maksimale të stafit të trajnerëve dhe shokëve të skuadrës. Kemi luajtur dy ndeshje miqësore, të cilat i kemi fituar të dyja dhe grupi po shkon drejt konsolidimit. Kam gjetur me të vërtetë një ambient perfekt, me djem serioz dhe të gjithë jemi në sinkron duke synuar më të mirën për ekipin tonë.”

“Një ndihmë të madhe për ambientimin më ka dhënë edhe Vilson Lila, me të cilin jemi të së njëjtës periudhë dhe përë këtë i shpreh mirënjohjen time. Kështu që në këtë eksperiencë të re nuk më mungon asgjë dhe kam besim se në fund ne do të ngjitemi në elitën e futbollit kosovar”, – tha Kadri Birja, portieri që në mënyrë të papritur u largua nga Korabi, aty ku ai ishte një nga lojtarët më të dashur nga klubi dhe tifozët dibranë.

E.Saliu/vipsport.al/