Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Tiranës i mbërrin edhe sulmuesi finlandez, do jetë në dispozion të Dedes për takimin e radhës

Tirana vazhdon të kompletohet në këtë merkato janari teksa para pak ditësh, bardheblutë bënë një goditje surprizë në sulm. Kampionët në fuqi, afruan një qendërsulmues nga Finlanda, emri i të cilit është Tim Vairinen.

Ky i fundit ishte pjesë e HJK Helsinki, ndërsa më parë ka luajtur edhe Hansa Rostok, Rode, Dinamo Dresden etj…., ndërsa konsiderohet edhe pjesë e kombëtares finlandeze. Sakaq, ditën e djeshme, 27-vjeçari ka mbërritur në kryeqytet ku është pritur nga drejtori sportiv, Tefik Osmani.

Vairinen, 1.91 cm i gjatë, nuk do të jetë pjesë e Tiranës për ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, por do të vihet në dispozicion të trajnerit Nevil Dede duke filluar nga seanca e radhës stërvitore për të qenë një alternativë më shumë në ndeshjen e radhës ndaj Laçit. Me Vairinen në organikë, konkurrenca në ofensivë rritet ndjeshëm duke marrë parasysh se aty luajnë edhe emra si Muçi, Seferi apo Sasraku. /VipSport.al/