

Emri i Ferhan Hasanit ka qenë një ndër më të lakuarit e klubeve shqiptare në këtë merkato. Shumë prej tyre kanë bërë përpjkjet për të pasur në organikë një kualitet si ai i 30-vjeçarit. Mirëpo, Hasani që ka mbyllur angazhimin me Helsinkin në Finlandë, kushton shumë sa i përket pagës sezonale. Për këtë arsye, Tirana është tërhequr teksa presidenti Halili u shpreh në Proçesin Sportive se nuk mund të përmbushë kërkesat e futbollistit.
Në këtë formë, për “Bubën” opsion mbeti Shkëndija e Tetovës. Por, së fundmi duket se në lojë është futur edhe Drita. Kjo sepse Hasani është parë ditën e djeshme në Gjilan teksa ka takuar drejtues të klubit nga Kosova.
Në fakt, nuk bëhet e qartë nëse ishte një takim thjesht miqësor, apo ka pasur diskutime të aspektit sportiv, megjithatë mediat në Kosovë e shohin si një tentativë të hapur të Dritës për të firmosur me Hasanin. Tashmë, mbetet në ditët në vijim që ky lajm të konfirmohet ose jo. /VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment