

Tirana ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin më të ri në merkato. Në fakt, klubi bardheblu ka surprizuar disi duke qenë se pritej të firmoste me një sulmues nga CSKA e Sofjes, megjithatë tashmë lojtari më i ri i kryeqytetasve është Tim Vairinen.
27-vjeçari sulmues, vjen nga HJK Helsinki teksa me këtë skuadër ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje, ndërsa nga 2013 është pjesë e kombëtares së Finlandës.Gjatë karrierës së tij, lojtari ka qenë pjesë edhe Dortmund 2, Hansa Rostok, Dinamo Drezden e Roda në Eredivise.
Vairinen ka firmosur me klubin kampion një kontratë prej një viti e gjysmë dhe kështu do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Nevil Dede. Sulmuesi finlandez është goditja e tretë e Tiranës në këtë merkato pas Taulant Seferit dhe Zhoselin Behiratçe. /VipSport.al/
more recommended stories
Luhet klasikja, Brdariç ,me “artileri” të plotë në “Loro Boriçi”
Vllaznia pas barazimit në Korçë pret.
Surpriza e merkatos së Partizanit mbetet jashtë listës së Kombëtares për Lojërat Olimpike
Merkato e Partizanit në muajin janar.
Sadiku e mbyll me gol turneun në Brazil, tani mendjen te Kupa Libertadores
Armando Sadiku e ka mbyllur me.
Dy talentet e ftuar nga Cungu, Shani e Hysenagolli: Nder që përfaqësojmë ngjyrat kuqezi, synojmë më të mirën
Me Armando Cungun si trajner, Kombëtarja.
Leave a Comment