

Klubi i Tiranës nuk ka vonuar shumë për të gjetur pasardhësin e Nevil Dedes në stolin e bardhebluve. Drjetuesit e klubit kanë pasur biseda me emra të ndryshëm, por në fund për çudi është vendosur të zgjidhet një trajner “jashtë familjes” bardheblu, pjesë e të cilës kishin qenë emrat e fundit që ishin ulur në pankinën e kësaj skuadre.
Sipas “SuperSport”, emri i përzgjedhur për të drejtuar Tiranën në vijimin e këtij edicioni e ndoshta më tej, është ai i Orges Shehit. Ish-portieri, ka drejtuar në të kaluarën Skënderbeun dhe Kukësin, ndërsa ishte në pritje të një oferte në edicionin aktual.
Kjo zgjedhje u ndikua nga njohja që ka drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, me ish-portierin, pasi për shuëm vite kanë qenë përkrah njëri-tjetrit në radhët e Skënderbeut. Kjo do të bëjë pak më të lehtë bashkëpunimin mes tyre, pasi jo pak herë është aluduar për ndërhyrjet e Osmanit në kompetencat e trajnerëve në radhët e klubit bardheblu.
Tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes nga Tirana, e cila nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të përgatitet sa më shpejt për ndeshjen e radhës kundër Apolonisë në kampionat. /vipsport.al/
more recommended stories
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
FOTO/ Tri javë në heshtje për shtyp, vëmendje te infrastruktura. Ja ç’po ndodh me aneksin në Durrës
Teuta është larg pritshmërive, pasi durrsakët.
Leave a Comment