Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Thumbimi i Braçes: Nuk e kuptoj entuziazmin! Ekipi për t’u mundur është Vllaznia, jo i Yzberishtit

Erion Braçe nuk ka evituar thumbimet e zakonshme pas fitores që ktheu Partizanin përsëri dominues në derbin e kryeqytetit. Zëvendëskryeministri, tifoz i zjarrtë i të kuqve, në një postim në rrjetet sociale nuk ka kursyer elozhet për ekipin, por edhe ironinë për kundërshtarët dhe ata që i mbështetin.

“KRYEQYTETI ESHTE I KUQ!

Kaq ishte; 5 vite fitore u ndalen vec nga dy humbje e dy barazime dhe mbyllet ketu!

Sot rinisi vargu i ri i fitoreve;

Deri tani jemi 4 pike me 1!

I lumtur per secilin nga djemte, ata ne fushe e ata ne stol, per trajnerin Daja, trajneret e tjere, gjithkend ne shtepine e kuqe; Presidentin Demi qe e di sa e ndjen kete ndeshje-eshte ndeshja e tij!

Por mbi te gjitha; I lumtur per Erald Cinarin, vuajtjen e durimin e tij, forcen per te vijuar perpara, imagjinoni, pa luajtur qofte edhe nje minute te vetme, vec duke u stervitur, kokeulur dhe modest shembullor, hyn ne fushe e shenon sikur ka 6 muaj qe luan cdo ndeshje, me mendje e zemer!

SHEMBULLI SE SI TE LUFTOSH E MOS DOREZOHESH KURRE!

Por pertej ketyre; Nuk e kuptoj gjithe kete entuziazem. Ekipi per tu mundur eshte Vllaznia, jo ai i njesise administrative Yzberisht prane bashkise Tirane!

#PerjetMeTyPartizan

VO: aaa po, Partizanit nuk i mbaron ndeshja kurre, kur fiton ne fushe duhet te merret edhe me te njejtin ekip te Yzberishtit ne Supersport! /vipsport.al/