Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Tension te Juventusi, atmosferë e akullt pas debatit mes Nedved dhe Paratiçit

Atmosfera te Juventusi nuk është nga më të mirat, e gjitha kjo prej debatit mes Fabio Paratiçi dhe Pavel Nedved. Drejtori sportiv dhe zëvendëspresidenti janë kapur për çështjen Suarez, teksa sipas ish-futbollistit, ndërhyrja e Paratiçit rrezikon të dëmtojë emrin e klubit.

Kështu, të dy janë përfshirë në një debat me tone të larta para ndeshjes me Interin dhe duket se kjo grindje u reflektua më pas edhe në fushë. Ndërkohë, ky debat mund t’i ketë dhënë përfundimisht fund aventurës së Paratiçit me Juventus.

Kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021 dhe pas këtij episodi, por edhe pas disa zhgënjimeve në merkato, presidenti Andrea Anjeli vështirë se do t’i besojë sërish. Sakaq, trajneri Andrea Pirlo është munduar të mbajë të motivuar ambientin për ndeshjen e sotme, pasi bëhet fjalë për një finale si ajo e Superkupës ndaj Napolit. /VipSport.al/