Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Telushi: I lumtur që shkova te Neftçi, ky është kampionat më i fortë. Kombëtarja? E vështirë

Bruno Telushi vendosi që në këtë sezon të provonte eksperiencën e dytë të karrierës jashtë kufinjve të Shqipërisë. Mesfushori qëndroi vetëm pak javë te Kukësi para se të pranonte ofertën e Neftçi Baku në Azerbajxhan, ku është kthyer në një nga shtyllat e skuadrës e cila po lufton për titullin kampion dhe duket se është në gjendje të thyejë hegjemoninë e Karabak.

“Ne kemi një skuadër të mirë dhe e meriton vendin e parë. Neftçi është në një pozicion që e meriton. Do të bëjmë gjithçka për këtë objektiv. Do të luftojmë për vendin e parë deri në fund të seoznit. Më të fortë se Karabak? Unë mund të flas vetëm për ekipin tim. Neftçi është një klub i fortë dhe e tregon duke qenë kryesues. Ata kanë fituar titullin kampion për shumë vite, por këtë sezon beosj se është momenti për fitoren e Neftçit. Skuadra jonë po tregon një lojë të mirë dhe besojmë te titulli.

Unë jam i lutmur që iu bashkova kësaj skuadre, që ka një histori të madhe. Ndryshimi i trajnerit nuk është një problem për mua, gjithçka është në rregull. Kam një marrdhënie të mirë me të dy trajnerët që kisha në klub”, tha Telushi për mediat azere.

Më pas, ai u ndal edhe te eksperienca personale duke krahasuar kampionatet si dhe pranoi se tani ishte e vështirë që të kthehej në radhët e përfaqësueses shqiptare. “Më i fortë kampioanti azer apo shqiptar? Kampionati në Azerbajxhan është më i fortë dhe profesionist. Unë kam qenë për disa ndeshje me ekipin kombëtar shqiptar, por tani është më e vështirë që të bëhesh pjesë e skuadrës”, pranoi mesfushori. /vipsport.al/