Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Telashe për Interin, Reali do menjëherë paratë ose t’i kthejë Hakimin

Ashraf Hakimi kthehet në një telash për interin. Zikaltërit u lavdëruan për goditjen e rëndësishme që bënë duke afruar mbrojtësin, i cili u përshtat në mënryë perfekte në skemat e Kontes dhe filloi të tregonte vlerat e tij javë pas jave.

Por duket se Real Madrid është penduar që ka lënë të ikë një lojtar të tillë dhe tani po kërkon një mënyrë për të anulluar marrëveshjen me Interin. Dukelt se Perez ka gjetur mënryën e duhur për të sulmuar zikaltërit, pasi ka vënë re problemet financiare që kanë këta të fundit si pasojë e pandemisë. Sipas mediave italiane, gjatë ditëve të fundit ka patur një komunikim të vazhdueshëm mes dy klubeve, me Realin që ka bërë të qartë se Interit duhet të fillojë të paguajë kartonin e lojtarit, ose do të anullojë marrveshjen mes palëve.

Interi duhej të paguante një këst prej 10 milionë eurosh për blerjen e tij që në fund të dhjetorit, por ajo pagesë nuk është bërë pasi në arkat e zikaltërve nuk ka likuiditetet e mjaftueshme për momentin. Situatë që iu shpjegua Realit dhe që sipas zikaltërve, është zgjidhur me një marrëveshje të nënshkruar mes palëve, ku bëhej e qartë se pagesa shtyhej më datë 30 mars. Por Reali pretendon se marrvëeshja parashikon disa garanci që Interi nuk i ka dhënë brenda afateve, ndaj marrëveshja në fjalë quhet e pavlefshme. Ndaj kërkon që të paguhet menjëherë për futbollistin. Nga ana tjetër, Interi pretendon se nuk ka pasur asnjë pikë të marrëveshjes që fliste për garanci, ndaj vazhdon të insistojë te vlefshmëria e saj. Një përplasje që me shumë mundësi do të zgjidhet vetëm në zyrat e FIFA-s e që kthen lojtarin në një telash më shumë për klubin. /vipsport.al/